Përplasje mes tifozëve të Milanit dhe PSG

Sport

Një natë përpara se të luhet akti i dytë mes Milanit dhe PSG në “San Siro”, ndeshje e vlefshme për javën e 4-tët të fazës së grupeve në UEFA Champions League, tifozë të të dyja skuadrave janë përballur mes tyre në rrugët e qytetit të Milanos. Sikurse raportojnë mediat italiane, rreth 100 tifozë ultras të klubit kuqezi, të gjithë veshur me të zeza, kanë sulmuar francezët, me këta të fundit që ishin stacionuar në klubet e lagjes Navigli.

Të armatosur me helmeta dhe me bomba gazi, ishin italianët ata që sulmuan të parët dhe ngjarja nuk ka kaluar pa pasoja. Sipas raportimeve, disa tifozë të ndryshëm francezë kanë mbetur të dëmtuar, me një prej tyre që ka përfunduar në spital për shkak se ka marrë plagë të rënda. Po ashtu, në spital ka përfunduar edhe një officer, megjithëse pa probleme serioze. Për të bërë të mundur shuarjen e përplasjes, është dashur ndërhyrja e policisë dhe e karabinierëve. Ky reagim i tifozëve të Milanit, është parë si një kundërpërgjitje e asaj se çfarë ndodhi dy javë më parë në Paris, atje ku nuk mungoi përplasja.

Sipas informacioneve, nga incidenti i Milanos, policia ka arritur të identifikojë 73 persona, të cilët rezultuan tifozë parizienë. Po ashtu, është arrestuar personi i cili ka gjuajtur në drejtim të policisë.