Në prag të transfertës me Sassuolo, Juventusi festoi ditëlindjen e një prej kampionëve më të mëdhenj. Gigi Buffon, në fakt, ka mbushur 39 vjet. Një vit pa mbushur katër dekada, portieri bardhezi nuk e jep me të vërtetë këtë moshë. “Në çdo lojë luan titullar me dhe kohë të plotë. Kur ndeshja fillon, ai bëhet një lojtar përjetësisht i ri, një yll i aftë për të qenë pikë referimi për të gjithë shokët e tij, kapiten në fushë dhe në dhomat e zhveshjes. Dita-ditës dëshmon se ka ende për t’i dhënë publikut dhe përkrahësve, falë talentit të pastër që posedon.
Një legjendë në plot kuptimin e fjalës. Ne nuk do të qëndrojmë, këtë herë, tek lista e trofeve, fitoret, triumfet dhe “palmaresi” i kapitenit të Juventusit, sepse mjafton fakti që luan në nivele të larta, edhe pse 39 vjeç, për të treguar madhështinë e Gigi. Një “magnitude”, që tifozët bardhezinj e njohin shumë mirë. Dhe kjo është pikërisht arsye e madhe, që të gjithë së bashku të ndërmarrim një ovacion të gjatë në këmbë: Gëzuar ditëlindjen, kapiteni Gianluigi Buffon,” – është mesazhi i bardhezinjtë për kapitenin e tyre.