Është hedhur para pak minutash shorti i gjysmë- finales së Uefa Champions League. Skuadrat e mbetura në këtë garë, do të përballen si më poshtë:
Bayern vs Real Madrid
Bayerni do të luajë kundër kampionëve në fuqi të Realit të Madridit. Kjo është hera e 7-të që këto dy skuadra përballen me njëra-tjetrën në gjysmë-finale.
Liverpool vs Roma
Liverpooli do të përballet me Romën në një ripërsëritje të asaj finaleje të Kupës së Evropës së vitit 1984, në ndeshje të cilën të kuqtë e fituan me penallti.
Ndeshjet e vajtjes do të luhen më 24 dhe 25 prill, me ato të kthimit të vendosura për t’u luajtur më 1 dhe 2 maj.