Ylli i Realit të Madridit Cristiano Ronaldo është dënuar me 2 vjet burg (do ta kryejë në liri me kusht) dhe një gjobë prej 18.8 milionë euro. Sipas “El Mundo”, Ronaldo ka arritur një marrëveshje me gjykatën e shtetit spanjoll për të shlyer detyrimet e tij fiskale, duke marrë përgjegjësitë për 4 vite.
Por shteti ka rënë dakord që vetëm dy vite t’i shlyejë me vlerë monetare duke mos pranuar kërkesën që Ronaldo bëri më parë. Ai kërkon që dy vitet e burgut t’i konvertohen me gjobë dhe jo me kusht, pasi mund të krijojë probleme në të ardhmen. Cristiano u dënua pasi prej vitesh ka probleme me shtetin spanjoll duke mos shlyer detyrimet e taksave.