Përfundon përpara kohe Botërori për Andre Onana. Portieri I Senegalit është përjashtuar nga përfaqësuesja e tij, duke u kthyer në shtëpi më shpejt sesa shokët e tjerë të skuadrës. Sikurse raportojnë mediat e huaja, bëhet fjalë për një përpplasje me trajnerin e ekipit, Rigobert Song.
Gardiani I ka kërkuar trajnerit që të ndryshojë mënyrën e lojës së skuadrës së tij dhe të përdorte taktika të tjera për t’iu qasur kundërshtarëve.
Debati ka nisur nga një moment në stërvitje, kur numri një I pankinës së Senegalit, Song I ka kërkuar portierit Onana që të mos rrezikonte aq shumë në lojën e tij me këmbë, sepse kjo mund t’I sillte problemet ekipit.
Gardiani 26 vjeçar nuk e ka pranuar një gjë të tillë, duke I thënë se pikërisht nga një lojë si kjo, karriera e tij ka ardhur vetëm në rritje dhe si pasojë ai tashmë është duke luajtur për skuadrën e Interit.
Këtë sjellje të portierit, takticieni Song e ka konsideruar të patolerueshme, duke e përjashtuar atë në mënyrë të menjëhershme nga grumbullimi I përfaqësueses senegaleze.
Situata tashmë duket e rënduar dhe nuk ka kthim pas, ndonëse Presidenti I Federatës Senegaleze të Futbollit, Samuel Eto’o ka bërë thirrje që palët të qetësohen.
Në kushte si këto, në vend të Andre Onanas, portieri I Senegalit në vazhdimësi do jetë Devis Epassy.