Përforcohet Roma, zyrtarizohet afrimi i parë i merkatos së janarit

Sport

Roma zyrtarizon përforcimin e parë të merkatos së janarit. Fjala është për Ola Solbakken. Norvegjezi ka ardhur me parametra zero nga skuadra e Bodo/Glimt, duke qenë se I përfundoi kontrata me klubin nordik.

Në “Olimpico”, anësori I sulmit ka nënshkruar një kontratë 5 vjeccare, dhe pritet të kthehet në një lojtar të rëndëishëm nën urdhërat e trajnerit Jose Mourinho.

24 vjeccari kishte shënuar 4 gola deri në këtë fazë me Bodo Gimt, ndërsa së shpejti do bashkohet me pjesën tjetër të skuadrës, që aktualisht ka udhëtuar drejt Japonisë, atje ku po kryen fazën përgatitore përgjatë kësaj pause të Botërorit.

“U përpoqa shumë që ta bëja ëndrrën time realitet dhe tani jam këtu. Doja me ccdo kusht që të bëhesha një lojtar I Romës dhe më në fund ia dola. Do jap maksimumin për këtë fanellë”, ka thënë ndër të tjera norvegjezi.

Këtë sezon, sulmi nuk ka qenë aspak një pikë e fortë për Romën. Mjafton të përmendim këtu faktin se në 15 ndeshje të luajtura në Serie A deri më tani, skuadra verdhekuqe ka arritur të shënojë vetëm 18 gola. Diferenca me rivalët është e madhe, pasi Napoli kryeson ka shënuar 37 gola, 29 Milani, 24 Juventusi, 26 Lazio, apo edhe Interi që ka shënuar 34 gola.

Kjo do të thotë se ndërhyrja në merkato për repartin sulmues, ka qenë një detyrim për klubin kryeqytetas, por mbetet për t’u parë në vazhdimësi, nëse do të ketë përforcime edhe në mbrojtje, pasi edhe reparti I prapavijës ka shqafur probleme, ku deri më tani janë pësuar 14 gola.