Kur kanë mbetur edhe vetëm pak ditë deri në startin e Euro 2024, kompeticion në të cilin do ta marrë pjesë për herë të dytë edhe Kombëtarja e Shqipërisë, që bën pjesë në një grup ferri me Italinë, Kroacinë dhe Spanjë, ato që marrin vëmendjen janë kuriozitetet. Derisa të vijë momenti që përfaqësueset të zbresin në fushën e bletë, “Finance Football” vetëm pak para fillimit të Europianit “Gjermani 2024” ka zbardhur atë që është renditjen e trajnerëve më të paguar në këtë kompeticion të shumëpritur që vendos përballë përfaqësueset e kontinentit të vjetër. Kuriozitet përbën natyriosht ajo që përfiton trajneri i Kombëtares sonë, braziliani Sylvinho, i cili në këtë klasiifikim mban vetëm vendin e 16-të, përderisa merr jo më shumë se 750 mijë euro. Ndërsa Kolegët dhe kundërshtarët e tij të grupit qendrojnë më lart. Kështu Zlatko Dalic i Kroacisë është i 11-ti me 1.5 milionë, La Fuente i Spanjës në vendin e 13 me 1.2 milionë euro, ndërsa Spaleti i Italisë figuron në vendin e 6 me 3 milionë si pagë.
Ai që udhëheq këtë listë si trajneri më i paguar është ai i Anglisë, Gareth Southgate, me plot 5.8 milionë euro të përfituara në vit nga kontrata e lidhur me Federatën Angleze të Futbollit. Ndjekësi më i afërt i ish-mbrojtësit të Tre Luanëve, është 1 milionë euro larg dhe bëhet fjalë për gjermanin Julian Nagelsmann, i cili përfiton 4.8 milionë euro.
Kurse lista mbyllet me trajnerin e përfaqësueses së Gjerogjisë, francezin Uilly Sagnol i cili përfiton vetëm 200 mijë euro në krye të përfaqësueses që merr pjesë për herë të parë në një event kaq madhor të futbollit europian..