Negociatat mes Inter dhe Real Madrid për Luka Modric, që kanë ndezur ëndrrat e tifozëve zikaltër për disa javë, vazhdojnë të krijojnë polemika. Inter, pasi ka braktisur idenë Arturo Vidal, duke i hapur rrugën Barcelona-s, ka provuar në të gjitha mënyrat të sigurojë kroatin, por madrilenëve nuk e kanë pëlqyer pëlqyer metodën se si kërkonin zhvillonin negociatat. Këtë e ka konfirmuar vetë presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez, i cili ka sulmuar zikaltrit pas çmimit të marrë nga Modriç, si lojtari më i mirë i vitit. “Inter donte të merrte Modric pa e paguar. Nuk e kisha parë kurrë një gjë të tillë”. Sipas asaj që spekulojnë mediat spanjolle, zikaltrit janë munduar ta marrin kroatin me formulën e huazimit dhe të drejtën e blerjes.
Një lëvizje kjo që nuk është pëlqyer aspak nga kampionët në fuqi të Evropës. Perez zbulon edhe se kroati nuk do të largohej kurrësesi nga kryeqyteti spanjoll, të paktën jo në mënyrat e kërkuara nga Inter. “Nuk kishte asnjë shans që Modric të largohej. Ai i përket vetëm Real Madrid dhe nuk do ta lejonim largimin e tij.” Me këto deklarata, presidenti i madrilenëve ka shtuar polemikat mes dy klubeve, marrëdhëniet e të cilave tashmë nuk janë aq të mira. Madje Real Madrid iu drejtua FIFA-s për këtë çështje, por në fund situata u zgjidh pas deklaratës së Modric, që Interi nuk e kishte kërkuar kurrë.