Perez shpërdoroi mundësinë për të nënshkruar me…

Sport

Florentino Perez është nga ata presidentë klubesh që i zgjedh me kujdes lojtarët që afron në skuadër. Numri 1 i Real Madrid ka disa rregulla dhe kushte strikte, të cilat nëse një profil nuk i plotëson, atëherë nuk e vesh fanellën ‘los blancos’. I tillë duket se ka qenë rasti i David Silvas në 2010-ën, i cili ishte ndër lojtarët më të pëlqyer të presidentit të Real Madrid. Asokohe 24-vjeçar, David Silva po shkëlqente me fanellën e Valencias dhe kishte tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha. Mirëpo siç kanë zbuluar së fundmi mediat spanjolle, Perez kishte arritur një marrëveshje paraprake për transferimin e lojtarit në Madrid.

Por më pas gjithçka është sfumuar dhe e gjitha ka të bëjë me jetën e natës mjaft aktive të futbollistit në atë kohe. Perez kishte disa rregulla strikte për jetën e natës të futbollistëve të Real Madrid dhe David Silva, edhe pse nuk ishte ndër ata lojtarët problematikë, ishte mjaft aktiv në këtë pjesë. Kjo bëri që brenda 1 jave çdo gjë të ndryshonte dhe mesfushori të transferohej tek Manchester City, ku vazhdon të luajë edhe sot. Burime pranë presidentit të Realit thonë se David Silva është një peng i madh për numrin 1 të ‘los blancos’, duke parë edhe që spanjolli ka qenë ndër lojtarët më të mirë për Manchester City-n gjatë gjithë këtyre viteve e për më tepër është vlerësuar për vazhdimësinë e tij sa i përket rendimentit.