Perez feston ‘Topin e Artë’ të Modriç dhe thumbon Ronaldon!

Sport

perezzzz
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, pret që Luka Modric të mos jetë ylli i fundit nga “Los Blancos”, që e fiton “Topin e Artë”. Përpjekjet e Modric për Real Madridin dhe Kroacinë në vitin 2018 u shpërblyen me çmimin më të lartë individual të futbollit. Padyshim që një nga më të zhgënjyerit për vlerësimet e këtij viti është Ronaldo, i cili u bashkua me Juventusin në korrik. ‘CR7’-a është pesë herë fitues i këtij çmimi, ku në 4 raste është paraqitur si lojtar i ‘los blancos’ (2013, 2014, 2016 dhe 2017). Ylli portugez u largua nga Spanja për shkak të prishjes së marrëdhënieve të tij me Perezin, megjithatë Modric ka vazhduar dominimin e Real Madridit në këtë drejtim, duke marrë trofeun e artë të “France Football”.

439284 TS 16 11 18 4416914056
“Real Madridi ka një çështje shumë të rëndësishme me këtë trofe prestigjioz. Është një histori e bukur dashurie mes “Topit të Artë” dhe Real Madridit, e cila jam i sigurtë që do të vazhdojë.” Ishte e dhjeta herë në histori, që një lojtar i Real Madridit e fiton “Topin e Artë”, ndërsa Modric u bë lojtari i shtatë individual nga klubi që e bën të vetin këtë çmim. Alfredo di Stefano fitoi dy nga katër çmimet e para të “Topit të Artë” në vitet 1957 dhe 1959, ndërsa shoku i ekipit, Raymond Copa, e mori trofeun në vitin 1958.