Pep Guardiola shpallet trajneri më i mirë i vitit 2023

Sport

Viti 2023 është dominuar nga Manchester City, si në fushën e lojës, gjithashtu edhe jashtë saj. Pep Guardiola ka fituar çmimin si trajneri më i mirë i vitit nga FIFA për vitin që lamë pas. Për të rrëmbyer këtë trofe individual, Pep, mposhti në garë, Simone Inzaghin dhe Luçiano Spalletin, të cilët ishin pjesë e skenës për shkak të titujve që fituan, respektivisht me Interin dhe Napolin.

Megjithatë, sukseset e italianëve ishin më të lehtë në krahasim me atë të spanjollit, i cili me Manchester Cityn e tij, fitoi Champions League, Kampionat dhe Kupë. Janë siguruar gjithashtu edhe 2 trofe të tjerë, sikurse janë Superkupa e Europës dhe Botërori i Klubeve.

Këto arritje, bënë që Pep të siguronte një epërsi lehtësisht të dallueshme me të tjerët dhe fakti që ai u shpall trajneri më i mirë i 2023-shit, nuk surprizoi askënd.

Sakaq, në mbrëmjen gala të organizuar nga FIFA në Londër, u shpall gjithashtu edhe formacioni me lojtarët më të mirë të 2023-shit. 11-tëshja dominohet nga City, që ka të pranishëm 6 futbollistë. 3 të tjerë janë të Real Madrid, kurse dy të tjerët janë Lionel Messin dhe Kylian Mbappe.

Pra, në portë rreshtohet Thibaut Courtois. Në mbrojtje, Kyle Ëalker, John Stones dhe Ruben Dias. Bernardo Silva, De Bruyne dhe Jude Bellingham përbëjnë rreshtimin në mesfushë. Kurse sulmi plotësohet nga Lionel Messi, Erling Haaland, Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior.