Pep Guardiola kërkon të angazhojë një 17-vjeçar për 23 milionë euro!

Sport

guardiola ucl
Quhet Thiago Almada është 17-vjeç dhe me talentin që ka po bën Manchester City-in të bëhet gati për të paguar plot 23 milionë euro për të. Mesfushori argjentinas, i cili parapëlqen të sulmojë përpara dhe të shënojë edhe gola po gëzon një moment fantastik në radhët e skuadrës së Velez Sarsfield në Buenos Aires. Skuadra drejtohet nga një emër i njohur si Gabriel Heinze, i cili ka promovuar djaloshin duke e cilësuar me një karrierë të madhe përpara. Në fakt sipas gazetës Marca Pep Guardiola e ka vëzhguar personalisht Almadan dhe herë pas here ka kërkuar nga City-i të zhvillohen sondazhe për të. Gazeta The Sun në Angli spekuloi se kontrata që Velezi ka me 17-vjecarin e vlerëson atë së paku 20 milionë euro dhe nga City po mendohen që ta angazhojnë brenda verës së këtij viti.

517416 med 20181011222429 thiago almada

Aftësitë e Almadas janë parë qartë në Primera Division, teksa ai ka luatjur deri më tani 16 ndeshje edhe pse ende adoleshent dhe ka gëzuar 3 gola dhe 2 asiste. Pep Guardiola synon që ta ketë për të ardhmen, në një kohë kur lojtarë si David Silva apo Gundogan mund të largohen nga skuadra. Sidoqoftë formula për ta marrë duket disi e komplikuar. Për të shmangur telashet me bilancet financiare, Thiago Almada mund të merret nga Girona, klub që zotërohet me aksione prej City-it dhe vëllait të Pep Guardiolës. Sipas shtypit anglez palët duken në nxitim pasi edhe klube të tjera e kanë vëzhguar Almadan në Argjentinë duek shfaqur interes për të.