“Do të hedh në fushë një skuadër për të fituar përballë Borusias. Për ne do të jetë tepër e rëndësishme. Jemi në një arenë si Champions League, ku duam të kualifikohemi sa më shpejt, për të qenë më të qetë në luftën që kemi nëpër frontet e tjera. Ia dolëm ta fitojmë takimin e parë ndaj një kundërshtari të fortë si Sevija, por këtë radhë luajmë në fushën tonë dhe duhet të bëjmë një paraqitje sa më ë mirë përpara tifozëve tanë. Kam 20 lojtarë të gatshëm. Të gjithë janë në formë dhe psikologjikisht të freskët. Kam vetëm vështirësinë e zgjedhjes. Për ne është e rëndësishme që nuk do të udhëtojmë, pasi kemi menjëherë të shtunën një ndeshje në mesditë dhe do ta kishim mjaft të vështirë duke qendruar nëpër avionë. Themelore do të jetë që deri në fund të nëntorit të mbetemi në garë nëpër të gjithë frontet, si në Premier League, ashtu edhe në Evropë. Më pas do të shohim se cfarë do të ndodhë dhe sesi do të kthehen lojtarët nga impenjimet e Kupës së Botës”.