Pellegrini zbulon prapaskenat te Real Madrid kur ishte trajner

Sport

manuel

Manuel Pellegrini, një emër mjaft i njohur në futbollin evropian firmosi së fundmi si trajner i West Ham në Angli. Ish-tekniku i Manchester City dhe Real Madrid, është intervistuar pikërisht në lidhje më kohën që ai ka kaluar tek kryeqytetasit spanjoll, duke zbuluar disa situata aspak të këndshme tek 13 kampionët e Evropës.Pellegrini shprehet se gjatë kohës së tij si trajner, një nga diskutimet më të shpeshta me drejtuesit e Real Madrid, ishte ajo e formës së lojtarëve. Siç thotë 64-vjeçari, shumë vendime që i takonin atij, merreshin nga ato që quheshin “kokat” e klubit.

pellegrini

 

Trajneri shton se disa lojtarë duhej të luanin gjithmonë, pavarësisht rrethanave, sepse kështu kërkonin drejtuesit e klubit. Megjithatë Pellegrini shprehet se nuk bëri asnjëherë kompromise tek Real Madrid dhe ndoshta kjo ishte arsyeja që ai kaloi vetëm 1 sezon në postin e trajnerit në “Bernabeu”.Manuel Pellegrini drejtoi “los blancos” përgjatë sezonit 2009-2010, periudhë kur presidenca madrilene po shpenzonte shuma të mëdha parash për të transferuar yje të futbollit evropian.