Pele’ befason, nuk e sheh Brazilin si skuadër

Sport

pele
Vetëm pak ditë nga nisja e Botërorit, befason legjenda braziliane, Pele’. Ai beson se ekipi kombëtar i vendit të tij nuk është i denjë për të fituar Kupën e Botës në këtë edicion. Kur kanë mbetur diçka më pak se një javë deri në fillimin e turneut që zhvillohet në Rusi, Brazili po cilësohet nga specialistët si një nga kombëtaret favorite për të triumfuar në Rusi. Po nuk mendon në këtë mënyrë i ashtuquajturi “O’Rei”, i cili konsiderohet si futbollisti më i madh i të gjitha kohërave. Në fakt, ai është shprehur se besim maksimal në aftësitë e Tites. Por brenga e e tij e madhe është diçka tjetër.”Më shqetëson fakti që pak ditë para fillimit të Botërorit, ne nuk kemi ekipin e duhur. Individualisht ata janë të gjithë futbollistë shumë të mirë. Por mund të them se në këndvështrimin tim, nuk kemi akoma një skuadër”.

pele10

Sipas tij, Neymar është një prej futbollistëve më të mirë në botë. Madje, sot është shumë më i pjekur dhe ka përvojë. Por për mendimin e Pele’, i vetëm nuk mund ta fitojë dot Kupën e Botës. Aq më tepër kur sulmuesi i Paris SG nuk do të jetë në maksimumin e formës së tij, pasi vjen nga një dëmtim që e la jashtë përgjatë gjysmës së dytë të sezonit. Gjithsesi, Neymar ia doli të kthehet në kohë për Botërorin, duke arritur që menjëherë të gjejë edhe rrugën e rrjetës, në aktivizimin e tij të parë që pas dëmtimit, pikërisht në miqësoren ndaj Kroacisë.