Paulo Dybala ndihet i rilindur tek Roma. Transferimi në radhët e skuadrës verdhekuqe, ndër të tjera ka ndryshuar edhe apsketin psikologjik të futbollistit. Kështu është shprehur vetë lojtari nga grumbullimi me përfaqësuesen argjentinase.
“Tek Roma jam kthyer protagonist. Vitet e fundit tek Juventusi nuk ishin aspak të lehta dhe ndryshimi i ambientit ka ndikuar pozitivisht tek unë. Mourinho më telefonoi dhe mjaftuan vetëm pak minuta që të vendosja”.
Më tej, Dybala është kthyer të flasë edhe një herë tjetër për momentet e pasigurta të sezonit të shkuar me Juventusin. Sipas tij, ai nuk e priste që të mbetej një lojtar pa kontratë nga ana e klubit bardhezi, sepse më herët, palët ishin dakordësuar për të rinovuar. Mirëpo Dybala ka thënë se më vonë, klubi dhe trajneri kishin tjetër project në mendjen e tyre, në të cilin, ylli argjentinas nuk ishte i përfshirë.
Ka qenë pikërisht kjo arsyeja kryesore që solli largimin e 28 vjeçarit nga “Allianz Stadium”, për t’u transferuar më pas në “olimpico”, aty ku padyshim ka fituar zemrat e tifozëve verdhëkuq.
Përpara ndeshjes me Atanaltan në fundjavën e shkuar, Dybala shfaqi një problem në nxehmje, çka bëri që të mos aktivizohej ndaj bergamaskëve. Sipas tij, asgjë nuk është sërioze, por ka qenë thjesht një lodhje dhe lojtari nuk ndihej në 100% të formës së tij.
Fantazisti argjentinas ka rrëfyer më tej, se nëse do ishte aktivizuar me patjetër ndaj Atalantës, atëherë mund të kishte pësuar ndonjë dëmtim, çka do e mbante jashtë fushave të lojës për një periudhë një mujore. Në 6 ndeshje të luajtura këtë sezon në Serie A, Dybala ka shënuar 3 gola dhe ka arritur të dhurojë 2 asist për shokët e skuadrës.