Paulo Dybala mund të largohet nga Roma, nëse s’do të ketë kualifikim në Champions League

Sport

Paulo Dybala mund të largohet nga Roma nëse skuadra verdhekuqe nuk kualifikohet në Champions League për sezonin e ardhshëm futbollistik. Mesa duket, është pikërisht kompeticioni më spektakolar i klubeve ai që do të vendosë, nëse argjentinasi do të vazhdojë të luajë për ekipin kryeqytetas të Italisë, apo do të kërkojë për t’u transferuar në një tjetër skuadër në merkaton e verës.

Për momentin, Roma klasifikohet në vendin e 6 të tabelës së renditjes në Serie A. Edhe nëse nuk kualifikohet nëpërmjet sezonit të rregullt, Roma ka një tjetër mundësi për të luajtur në Champions. Që kjo mrekulli të ndodhë, duhet të Atalanta të dalë në vendin e pestë në kampionat dhe të fitojë trofeun e Europa League. Thënë këtë, nëse gjithçka shkon sipas këtij skenari, atëherë në edicionin e ardhshëm, Italia do të prezantohet me 6 ekipe në Champions League.

Për t’u rikthyer tek Paulo Dybala, sikurse përcilet nëpërmjet mediave italiane, argjentinasi është në pritje të mbylljes së sezonit, për të kuptuar nëse do të luajë në Champions League në sezonin ardhshëm ose jo.

Kontrata aktuale e fantazistit me Romën është e vlefshme edhe për një tjetër vit, mirëpo në brendësi të kontratës ekziston gjithashtu edhe një klauzolë largimi, që do të bëhet active në Korrik të këtij viti. Për aq sa është bërë me dije, për klubet jashtë Italisë, klauzola e largimit të Dybalas do të jetë 12 milionë euro.

Përgjatë këtij edicioni futbollistik, Dybala ka luajtur 38 ndeshje në të gjitha kompeticionet me fanellën e Romës, teksa ka mundur të shënojë 16 gola e të japë 10 asiste për shokët e skuadrës.