Paulo Dybala ka marrë një vendim për të ardhmen e tij

Sport

Paulo Dybala nuk do të largohet nga Roma. Prej disa kohësh, e ardhmja e argjentinasit është komentuar gjatë. Madje, për një moment u mendua se do të shkonte në një tjetër klub, jashtë Italisë. Ndër të tjera, një interes të lartë pati edhe nga Arabia Saudite. Megjithatë, siç njoftojnë mediat italiane, mëngjarashit i ka përfunduar klauzloa që kishte në kontratë me Romën, që do të ishte vetë lojtari, i cili do të futej në bisedime me klube të tjera për t’u larguar, duke e sportuar Romën në plan të dytë, e duke mos i dhënë fuqi në vendimarrje. Gjithësesi, sikurse bëhet me dije, një klauzolë e tillë nuk është më e vlefshme, çka do të thoë se kushdo që kërkon shërbimet e 30 vjeçarit, duhet të kontaktojë direct me Romën. Marrëveshja aktuale e Dybalas me Romën është e vlefshme deri në verën e 2025-tës, por, duke parë rrethanat, nuk përjashtohet mundësia që kampioni i botës të rinovojë një kontratë të re. Fantazisti, pjesë e Romës që prej verës së 2022-shit, është ndër futbollistët më të rëndësishëm të organikës verdhekuqe dhe mëse thelbësor për trajnerin Daniele De Rossi.