Paulo Dybala: Dua të qëndroj tek Roma

Sport

Paulo Dybala ka folur I pari. Argjentinasi dëshiron qëndrimin tek Roma edhe përtej këtij sezonit. Rreth të ardhmes së argjentinasit është folur jo pak, teksa në mediat e huaja vazhdimisht është theksuar se në verën e këtij viti, lojtari mund të largohet nga Olimpico dhe të shkojë në një tjetër klub me peshë në kontintit.

Megjithatë, kur është pyetur për këtë çështje, vetë fantazisti është ka folur përpara klubit, duke I dhënë shoqërisë verdhekuqe sinjalin e pastër se ai dëshiron të qëndrojë edhe përtej këtij sezoni. “E ardhmja ime është vetëm ndeshja e radhës. Gjithësesi, të shohim se ç’do të ndodhë, por dëshira ime është të qëndroj tek Roma”, ka thënë shkurtimisht 30 vjeçari.

Kontrata aktuale e mëngjarashit me klubin kryeqytetas të Italisë përfundon në verën e 2025-tës, por, në paketën aktuale, futbollisti ka të aktivizuar një klauzolë largimi, që është 20 mln euro, nga e cila mund të përfitojnë klubet italiane. Megjithatë, sipas informacioneve, Roma ka mundësi që një klauzolë të tillë ta bëjë të pavlefshme për klubet italiane, nëse rrit pagën e lojtarit, duke e çuar në 6 milionë euro, nga 3.8 që është aktualisht.

Nëse Dybala do të mbetet një lojtar I Romës, apo do të largohet, kjo gjë pritet të mësohet përgjatë muajve të ardhshëm, e më konkretisht në verë. Megjithatë, pasi është mësuar dëshira e futbollistit, tashmë “topi” ka mbetur në dyert e klubit të Romës, për t’I dhënë një drejtim çështjes në fjalë.