Paulo Dybala dëshiron të qëndrojë tek Roma. E ardhmja e argjentinasit është kthyer në një telenovelë përgjatë muajve të fundit, teksa në çdo merkato, qoftë vere apo dimri, emri i fantazistit është gjithmonë mes më të komentuarve për një largim të mundshëm nga skuadra italiane. Pak javë më parë, u spekullua diskutua gjerësisht se kampioni i botës do të ndante rrugët me Romën, teksa e ardhmja e tij ishte shihej në Turqi, ose në Arabinë Saudite. Megjithatë, asnjë prej këtyre nuk do të ndodhë. Sikurse raportojnë mediat italiane, Dybala dëshiron të qëndrojë tek Roma. Madje, për ta bërë realitet këtë gjë, fantazisti është gati të ndërhyjë edhe në rrogën e tij. Në kontratën aktuale që ka me Romën dhe që në fakt, i përfundon në verën e këtij viti, 31 vjeçari përfiton 8 milionë euro në sezon, shumë në fakt, që për klubin verdhekuq është relativisht e lartë, në krahasim edhe me pagat e futbollistëve të tjerë. Mirëpo, vetëm e vetëm që të qëndrojë tek Roma, Dybala ka menduar edhe për këtë aspect. Argjentinasi është gati të bëjë një shpërndarje në vite të pagës së tij, në mënyrë që klubi të mos rëndohet financiarisht. Në kontratën aktuale të lojtarit, ekziston një klauzolë, që nëse luan të paktën 55% të ndeshjeve me Romën, të paktën më tepër se 45 minuta, atëherë, rinovimi do të ndodhte automatikisht edhe për një tjetër edicion futbollistik. Të shohim në vazhdimësi se ç’do të ndodhë me të ardhmen e argjentinasit Paulo Dybala. Pjesë e Romës, mëngjarashi është që prej verës së 2022-shit, e prej atëherë, në 98 ndeshje të luajtura me fanellën verdhekuqe, lojtari në fjalë ka shënuar 39 gola e ka kontribuar me 20 asiste për shokët e skuadrës.