Paul Pogba dënohet me 4 vite përjashtim nga futbolli I luajtur. Vendimi është dhënë një Gjykata italiane e anti-doping. Në Gushtin e vitit që lamë pas, nga një test I zakonshëm I kryer pas përfundimit të ndeshjes, Pogba rezultoi se kishte përdorur substaca të palejuara për atletët, në mënyrë që të rritej rezistenca në fushën e lojës, e bashkë me të, të rritej edhe mundësia për të dhuruar performaca të nivelit më të lartë.
Një vendim I tillë, do të thotë se Pogba do të rikthehet sërish në fushë, kur të jetë afërsisht 35 vjecc, dhe në këtë rast, natyrshëm lindin dyshimet, nëse lojtari do të jetë në gjendje të presë sërish rikthimin në fushë pas një kohe kaq të gjatë, apo do vendosë t’I japë fund karrierës së tij futbollistike.
Në lidhje me këtë ngjarje, ka reaguar vetë lojtari, I cili është shprehur se ndihet I shkatërruar nga një vendim I tillë. “CCdo gjë që kam ndërtuar në karrierë, më është marrë mbrapsht. Jam I mërzitur, I shokuar dhe me zemër të thyer. Megjithatë, një ditë, kur të jem u ccliruar nga këto akuza, e vërteta e kësaj historie do të bëhet e qartë. Si një atlet profesionist, unë kurrë nuk do të bëja diccka me qëllim për të nxitur rezistencën time në fushën e lojës, duke përdorur substanca të ndaluara. Asnjëherë nuk kam dashur të tradhtoj kolegët apo tifozët e secile skuadre që kam luajtur, apo kundërshtarët me të cilët jam përballur”, është shprehur 30 vjeccari.
I rikthyer tek Juventusi, tashmë në sezonin e tij të dytë, në një situatë si kjo, Juventusi ka të drejtë që të ndërpresë paraprakisht kontratën me lojtarin, ndonëse ajo është e vlefshme deri në verën e 2026-tës, nga e cila, mesfushori përfiton 8 milionë euro në sezon, plus dy të tjera në formën e bonuseve. Por, kur lojtari u pezullua përkohësisht në Shtator për përdorimin e substancave anti-doping, kontrata e tij u bë menjëherë passive dhe lojtari përfitonte vetëm 2400 euro në muaj.
Në kushte si këto, pas këtij vendimi kaq të rëndë, që ka vënë në pikëpyetje karrierën e Pogba, ish-futbollisti I Manchester United është shprehur se përgjatë muajit Mars, ky vendi, do të apelohet prej tij në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, atje ku do të shpresojë për një ulje të dënimit 4 vjecar.