Paul Pogba i pafat, tjetër dëmtim për lojtarin e Juventusit

Sport

Paul Pogba i pafat. Në ndeshjen e tij të parë si titullar në më tepër se një vit, mesfushori është dëmtuar sërish. Në sfidën ndaj Cremoneses, që Juventusi e fitoi me rezultatin 2-0, në minutën e 24, francezi u detyrua që mes lotësh, të dilte nga fusha e lojës.

Në verën e vitit që lamë pas, Pogba u transferua me bujë të madhe në radhët e Juventusit me parametra zero, mirëpo rikthimi I tij në Allianz Stadium nuk po shkon sikurse duhet. Si fillim, lojtari në fjalë pësoi një dëmtim në fazën përgatitore të skuadrës, që e mbajti atë jashtë Kupës së Botës me përfaqësuesen franceze për shkak të problemeve me gjurin.

Kur kishte pak kohë që ishte rikthyer në dispozicion të trajnerit Massimilino Allegri, Pogba kishte marrë minuta në disa ndeshje, por asnjë nuk kishte luajtur të plotë. Tekniku livoernez vendosi që ndaj Cremoneses ta hidhte titullar në tapetin e blertë, mirëpo asgjë nuk ka shkuar sipas planit.

Në momentin e një krosimi në zonë, Pogba, është tradhtuar sërish nga gjuri I tij. Mesfushoriu shtri në tokë, aty ku menjëherë u mbulua nga lotët e trishtimit. Ndonëse stafi mjekësor I erdhi menjëherë në ndihmë, ish-lojtari I Manchester United nuk bëri asnjë përpjekje për të mbetur në fushë, por në minutën e 24, doli mes lotëve jashtë saj, duke ia lënë vendin sulmuesit Arkadush Milik.

Kjo ishte ndeshja e parë titullare e Pogba që prej Prillit të 2022-shit, atëherë kur ishte pjesë e Manchester United. 30 vjeçari ka luajtur vetëm 161 minuta këtë sezon me Juventusin dhe mund të konsiderohet me të vërtetë I pafat, sepse edhe një herë tjetër është penalizuar nga problemet fizike.

Nuk dihet ende shkalla e dëmtimit të lojtarit, por ka pak shpresë që ai të rikthehet sërish në fushë këtë sezon futbollistik.