Manchester United i Jose Mourinhos i papërmbajtshëm në merkaton e verës. Mediat angleze ngulmojnë se “Djajtë e kuq” janë pranë transferimit më të shtrenjtë në histori dhe bëhet fjalë për të rikthyer Pol Pogba në “Old Traford”. Flitet se Manchester United dhe Juventus janë marrë vesh për një shumë prej 120 milion euro, që do të thyente rekordin e tranferimeve të Cristiano Ronaldos, apo Gareth Bale.
Bardhezinjtë për të mbushur boshllëkun e francezit në mesfushë i kanë vënë syrin mesfushorit serb të Chelseas, Nemanja Matic, sipas raportimeve të tabloidit britanik, Daily Mirror. Kampionët e Italisë janë gati t’i paguajnë ekipit londinez 17 milionë stërlina.
Edhe Barcelona po kërkon të përforcohet, veçanërisht në sulm, megjithëse zotëron treshen e mrekullive, Lionel Messi, Neymar dhe Luis Suarez. Por trajneri Luis Enrike ka nevojë për alternativa dhe prandaj ka shënjestruar sulmuesin e Sevijas, Kevin Gameiro, që mund të kushtojë rreth 40 milionë, si dhe atë të Atleticos, Lusiano Vietto, që vlen rreth 10 miionë më pak.
Ëest Ham ndërkaq kërkon të blindojë Dimitri Payet, protagonist i një Europiani të shkëlqyer me Francën. Tekniku i “Hammers” Slaven Biliç është në dijeni se klubet evropiane kanë shprehur interesim për lojtarin 29-vjeçar, por pret që francezi të mbetet te klubi londinez. Gjithsesi vetëm pas përfundimit të Euro 2016 do të shihet sesa do t’ia dalë Ëest Ham t’i rezistojë ofertave për Payet.