“Është e vërtetë që në ndeshjen e parë nuk i bëmë gjërat aspak ashtu siç i kishim menduar. Në fazën mbrojtëse bëmë një punë të mirë dhe pësimi i dy golave erdhi nga dy situata jo të zakonshme. Gjithësesi, mendoj se çdo gjë është e hapur. Tani luajmë përpara publikut tonë dhe është e rëndësishme të luajmë si Villarreal-i. Do të provojmë të dalim menjëherë në lojën tonë dhe vetëm ashtu do të kemi mundësinë të godasim portën kundërshtare. Në mbrojtje e dimë se ku duhet të përmirësohemi. Luajmë ndaj një prej skuadrave më të mira në botë dhe kemi qenë të vetëdijshëm se nuk do të jetë e lehtë, por me mbështetjen e tifozëve tanë, mund të bëjmë gjëra të mëdha. Kjo do të jetë ndeshja e fundit në shtëpi në këtë kompeticion, prandaj duam që të bëjmë një paraqitje të madhe, që kjo mbrëmje të mos harrohet.”