Patrick Vieira del hapur, shprehet se do ta konsideronte ofertën si trajner i Arsenalit…

Sport

patrick

Patrick Vieira ndihet gati për të drejtuar Arsenalin. Është vetë francezi 41-vjeçar që në një intervistë ka dalë hapur në synimet e tij për të ardhmen, ku objektivi kryesor mbetet drejtimi i një klubi të madh në Evropë. Që pasi Arsene Wenger konfirmoi largimin e tij në fund të sezonit aktual nga pankina e Arsenal, klub të cilin e drejtoi prej 22 vjetësh, një nga kandidatët kryesor ka qenë pikërisht ish-mesfushori i “topçinjve”. Aktualisht Vieira vazhdon të drejtojë skuadrën e New York City dhe e ka nisur sezonin e ri në “MLS” mjaft mirë, teksa për momentin janë në krye të Konferences së Lindjes.

patrick2
Mirëpo me sa duket, përballë një oferte nga Europa, e sidomos nga ish-skuadra e tij, Vieira do të ishte i gatshëm të braktiste Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të filluar një etapë të re në karrierën e tij. 41-vjeçari është shprehur se tashmë ka eksperiencën e duhur për të drejtuar një skuadër me ambicie dhe se Arsenali, do të ishte padyshim oferta që do të konsideronte më së shumti. Për stolin e “topçinjve” nuk mungojnë edhe emra të tjerë, ku “Sportsmail” së fundmi sheh si kandidat potencial edhe Luis Enriquen, ndërsa janë sfumuar disi pistat gjermane të Thomas Tuchel dhe Joachim Low.