Pas tripletës ndaj PSV, Coutinho nuk kursen elozhet për Messin

Sport

couth mss

Barcelona shkatërroi 4-0 PSV Eindhoven ku protagonist kryesor ishte Leo Messi më tripletë. Argjentinasi dhuroi magji në këtë sfidë duke shënuar gola vërtet të bukur, njësoj siç bëri edhe Ousmane Dembele. Në këtë sfidë, debutoi me Barcelonën në Champions League edhe Philippe Coutinho, i cili ndonëse nuk la shumë gjurmë në këtë sfidë, ra në sy për faktin se ndryshoi disa herë pozicionin gjatë lojës. Në lidhje më këtë gjë, braziliani thotë se është i gatshëm të luaj në çdo pozicion të mundshëm, nëse diçka e tillë e ndihmon skuadrën. Ndërsa nuk i shpëtoi dot edhe një komenti për paraqitjen e Leo Messit. Coutinho u ndal tek aftësia e argjentinasit për të shënuar nga goditjet e dënimit, ku edhe ai vetë gjithashtu është një specialist i goditjeve standarde.

 96846443 0355d5c5 c9d7 4dd7 a17f 174d42b418db

“Ai gjuan dhe shënon shumë herë, kështu që ne duhet të shijojmë këtë gjë, ajo që bën ai është fantastike. Me të në fushë, çdo gjë është më e thjeshtë. Për ta kuptuar këtë, duhet ta provoni vetë të luani përkrah tij.” Coutinho u ndal edhe tek pritshmëritë e mëdha ndaj katalanasve pë këtë sezon, diçka që duket se ndikon edhe në brendësi të klubit blaugrana. “Është e qartë që Barça lufton gjithmonë për të gjithë titujt dhe ajo që duam ne është të luftojmë që trofeu i Champions League të rikthehet në ‘Camp Nou’. Të gjithë tifozët tanë presin shumë nga ne, ndaj mendoj se duhet të japim më të mirën dhe të dërgojmë skuadrën aty ku meriton të jetë”.