Nuk ndodh shpesh që mediat të raportojnë për përfshirjen e Lionel Messit në ndonjë incident, por mesa duket këtë herë paska qenë rradha e tij.
Gjatë fundjavës, futbollisti argjentinas kishte dalë me bashkëlojtarët e tij, si Luis Suarez, Jordi Alba, e ish-bashkëlojtari Cesc Fabregas, për të shijuar jetën e natës në klubet e Ibizës. Aty ata u përfshinë në një përleshje të papritur dhe në rrjetet sociale janë publikuar një sërë videosh, ku shihet ndërhyrja e stafit të sigurimit për ta shoqëruar Messin jashtë.
???? من محاولة الاعتداء على ليو ميسي pic.twitter.com/UR4GxKvvFd
— ميسي || Messi (@Team_10_Messi) July 28, 2019
“Një person në Ibiza u përpoq të përleshej me Messin. Messi nuk është lënduar dhe është shoqëruar sigurt jashtë zonës nga stafi i sigurimit”, ka shkruar njëri prej të pranishmëve në videon që ka publikuar.
???? من محاولة الاعتداء على ليو ميسي pic.twitter.com/UR4GxKvvFd
— ميسي || Messi (@Team_10_Messi) July 28, 2019