Pas fitores flet Hysaj: “Shiritin e kapitenit e drejtë ta mbajë Mërgimi”

Sport

Elseid Hysaj pas përfundimit të ndeshjes shprehet i lumtur për fitoren. Mbrojtësi ndër të tjera theksoi se duhet ende kohë të mësohet me rolin ri në fushë, i cili i jep më shumë mundësi të jetë pranë portës.

Gjithashtu ai ka shtuar, – “Duke ia marrë dorën skemën jam i lumtur për lojën që po bëj, aq më shumë për fitoren. Është e drejtë ta mbajë Mërgimi shiritin e kapitenit, kur të më vijë radha mua do ta mbaj unë. Po punojmë për sulmin dhe duhet të mësohemi të gjejmë golin. Shpresojë gjithnjë të luaj dhe të jap maksimumin në Kombëtare”.