Pas eliminimit nga Champions League, Liverpool mundet edhe në finale

Sport

Neëcastle shkruan historinë në Ëembley. Skuadra bardhezi ka mundur Liverpoolin në finalen e Kupës së Ligës, me rezultatin 2-1, duke fituar kësisioj edhe trofen e parë në 70 vitet e fundit. The Reds ishin favoritët absolutë në letër, por në fushën e lojës, u shfaq një tjetër panoramë. Neëcastle tregoi më shumë dëshirë dhe vendosmëri për të ngritur në qiellin e Londrës trofeun e parë të sezonit në Angli, dhe ia doli mbanë me sukses.

Golat e Burn dhe Isak, ishin mjaftueshëm për ekipin e Eddie Hawe për të triumfuar, ndërsa për Liverpool shënoi vetëm Federico Chiesa në fundin e takimit.

Eddie Hoëe është bërë trajneri i parë Anglez që nga viti 2008, që fiton FA Cup ose League Cup, duke shkruar një faqe të rëndësishme historie në klubin e Neëcastle.

Sa i përket Liverpoolit, në më pak se një javë, The Reds janë eliminuar nga dy trofe; fillimisht nga Champions League dhe pastaj humbja e finales në Kupën e Ligës.

Megjithatë, gjigantët e Merseyside, mund të ngushëllohen me faktin që sezonin mund ta mbyllin me një trofe të rëndësishëm, rikurse është Premier League. Në kampionat, skuadra e drejtuar nga trajenri Arne Slot, kryeson me 70 pikë, 12 më tepër sesa vend ii dytë që mbahet nga Arsenali. Është pikërisht kjo diferencë pikësh që i jep qëtësi 19 herë kampionëve të Anglisë.