Pas Edin Dzekos, një tjetër lojtar është pranë largimit nga Interi

Sport

Vetëm pas orë pas largimit të Edin Dzekos, një tjetër lojtar po paketon valixhet nga zikaltërit. Fjala është për Marcelo Brozoviç. Mirëpo, ndryshe nga boshnjaku, i cili u transferua në radhët e Fenerbahçes, e ardhmja e kroatit është e lidhur ngushtë me Lindjen e Mesme.

Është pikërisht klubi në të cilin luan Cristiano Ronaldo, Al Nassr që kërkon shërbimet e mesfushorit. Mediat e huaja bëjnë me dije se sauditët kanë trokitur me një ofertë deri në 18 mln euro në dyert e Interit, në mënyrë që transferimi i Brozoviç të kompletohet me sukses.

Nga ana tjetër, që të futen në engociata, zikaltërit e Milanos, kërkojnë 25 mln euro. Megjithatë, pavarësisht pretendiveme të ndryshme, pritet që palët të arrijnë me sukses në një emërues të përbashkët. Al Nassr mund ta ngrejë ofertën deri në 23 mln euro dhe kartoni i Brozoviç të sigurohet me sukses.

Mesfushori me tipare mbrojtëse është pjesë e Interit që prej 2016-tës, e prej atëherë ka qenë një ndër elementëve bazë të formacionit zikaltër. Gjatë kësaj kohe ai ka luajtur 330 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe ka kontribuar me 31 gola, e 43 asistime.

Ndërkohë, teksa jemi në periudhë merkatoje, një tjetër lojtar i Interit është nën vazhgim. Në edicionin që lamë pas, ai ishte një protagonist absolut në rrugëtimin e skuadrës deri në finalen e Champions League. Fjala është për portierin Andre Onana, i cili ka nisur të ndiqet nga Manchester United. Agjentë të klubit anglez kanë ndjekur me vëmendje ecurinë e kamerunasit përgjatë kohëve të fundit dhe nuk përjashtohet mundësia që së shpejti, United, të trokasë me një ofertë të majme në dyert e Interit.