Merkato e Bayern Munich mori një goditje të rëndë pasi dëmtimit që pësoi në gjurin e djathtë Leroy Sane. Anësori i Manchester City ishte objektivi kryesor i merkatos së skuadrës bavareze, që tashmë ka kaluar vëmendjen drejt alternativave të tjera. Kampionët e Gjermanisë thuhet se kanë një akord verbal me Interin sa i përket huazimit të Ivan Perisic, por në fakt objektivi i vërtetë për Bayern është një nga yjet e Ajaksit. Hakim Ziyech pritet të largohet nga ‘harkëtarët’ gjatë kësaj vere, pas paraqitjeve të mira të bëra në sezonin e shkuar. Ziyech në fakt ka nënshkruar një rinovim kontrate me kampionët e Holandës deri në vitin 2022, por që nuk duket se përbën problem për një transferim të tijin.
Bayern e ka ndjekur lojtarin edhe në paraqitjet e tij me kombëtaren marokene dhe thuhet se kanë patur kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesit e Ziyech. Për këtë të fundit ishin interesuar më parë dhe disa skuadra nga Anglia, por me merkaton në ishull tashmë të mbyllur, e ardhmja e marokenit shihet të jetë tek Bayern Munich. Ajaksi pretendon të arkëtojë mbi 40 milionë euro për kartonin e Ziyech, shifër që për Bayern nuk duket të jetë problem, duke qenë se për transferimin e Sane ishte gati një buxhet prej 200 milionë eurosh për blerjen e kartonit dhe pagën e tij. Ne rast se edhe operacioni për Ziyech do të ndërlikohet, Bayern do të rikthejë vëmendjen tek Ousmane Dembele i Barcelonës, i cili në fakt nuk gëzon simpati të madhe nga disa prejt drejtuesve bavarezë.