Pas akuzave për përdhunim, «plas» bomba e radhës kundër Ronaldos!

Sport

ronaldo sponsor
Gazeta gjermane “Der Spiegel” ka bërë publike në muajin shtator akuzat e një ish-modeleje, e cila shprehej se ishte përdhunuar nga Cristiano Ronaldo, 9 vite më parë. Kathryn Mayorga pretendon se futbollisti ka abuzuar seksualisht me të në vitin 2009, në një dhomë hoteli në Las Vegas. Po ashtu, ajo është shprehur se për të blerë heshtjen e saj, Cristiano pagoi 287,000 paundë. Sapo këto akuza u bënë publike, futbollisti ka reaguar menjëherë duke u shprehur se janë të pavërteta dhe se njerëzit kërkojnë të bëhen të famshëm duke përdorur emrin e tij.

 640 0 5c03a314f25e5

Por, The Sun bën të ditur se janë bërë publike dokumente që tregojnë se futbollisti e ka pranuar aktin në shtator të vitit 2009, por e ka ndryshuar deklaratën në dhjetor të po atij viti. Në deklaratën e shtatorit ai ka pranuar se modelja i ka thënë “jo” dhe “ndalo” disa herë. Por, në dhjetor është shfaqur një version i dytë, në të cilin Ronaldo mohon që Mayorga të ketë kundërshtuar aktin. Ronaldo vazhdon ta mohojë të ketë bërë diçka kundër dëshirës së saj dhe është shprehur se versioni i parë ka rënë në dorë të hacker-ave, të cilët e kanë ndryshuar deklaratën e tij për ta bërë të duket fajtor. Nga ana tjetër “Der Spiegel” siguron që dokumenti nuk mund të jetë falsifikuar.