Parma shkarkon nga detyra trajnerin Fabio Peçhia pas javës së 25 të Serie A. Vetëm 4 fitre, 8 barazime dhe 13 humbje, ishin një statisikë e vështirë për teknikun italian, i cili nuk po arrinte dot ta kthente skuadrën e tij drejt rezultateve pozitive. Si pasojë edhe e katwr humbjeve të fundit radhazi në kampionat, drejtuesit e klubit, morën vendimin që të pushonin nga puna 51 vjeçarin italian, i cili e udhëhiqte ekipin që prej verës së 2022-shit.
Pasardhësi i tij në radhët e klubit nga Emilia-Romagna do të jetë Christian Chivu, ish-mbrojtësi i Romës dhe Interit, diçka që është konfirmuar nga vetë Parma në kanalin zyrtar. 44 vjeçari ka firmosur një kontratë prej një viti e gjysmë, teksa objektivi parësor i këtij sezoni, qëndrimi në Serie A.
Që prej 2018-tës, Chivu, ishte trajner i skuadrës së moshave të Interit, ndërsa kjo është aventura e tij e parë në karrierë me një klub.
Një nga arsyet që Parma vendosi të emëronte Chivun në krye të ekipit, është fakti se klubi në fjalë, ka disa lojtarë rumunë në ekip, kështu që trajneri i tyre i ri, do ta ketë më të thjeshtë të punojë me bashkëkombasit e tij, e gjithashtu edhe me pjesën tjetër të lojtarëve. Në këtë pikë, Chivu mund të marrë maksimumin e futbollistëve në fushën e lojës dhe ta kthejë skuadrën drejt rezultateve pozitive.