Parisi dominon ndeshjen, por në fund fiton Liverpooli

Sport

Liverpool fiton ndeshjen e parë të raundit të 1/8-ave ndaj PSG në transfertë me rezultatin 1-0. Golin e triumfit në qytetin e dritave e shënoi Harvey Eliott në minutën e 87-të. Në Prac des Princes, fitoi futbolli pragmatic, pasi gjatë gjithë takimit, në fushë, dominoi vetëm një skuadër, siç ishte Parisi.

Francezët prodhuan 27 mundësi shënimi në total, kundrejt vetëm dy të Liverpoolit. Megjithatë, kjo sërish nuk mjaftoi. Të paktën që nga sezoni 2003/04, kjo është diferenca më e madhe negative për një skuadër që mposhtet nga fazën me eliminim të Champions League.

Njëkohësisht, kjo humbje, solli edhe fundin e rrugëtimit të 22 ndeshjeve pa humbje të Parisit në të gjitha kompeticioneve, nga të cilat, skuadra e Luis Enriques, kishte arritur 18 fitore dhe 4 barazime. Më tej, interesant është gjithashtu edhe fakti që 9 nga 10 ndeshjet e fundit të Parisit në gjitha garat, kanë ardhur në Champions League. Një statistikë kjo, që tregon më së miri vështirësinë që skuadra pariziene ka hasur në turneun më elitar të futbollit të klubeve, të kthyer në një mision të pamundur për t’u fituar, të paktën deri më tani.

Nga ana tjetër, Liverpool ka zhvilluar duelin më të dobët të sezonit, duke krijuar vetëm dy raste përpara, e po ashtu, nuk e kishte parë veten asnjëherë kaq dobët në fazën mbrojtëse. Heroi it ë kuqve në Parkun e Princave, rezultoi pikërisht portieri Alisson Becker, i cili u kthye në një mur të pakalueshëm nga kundërshtarët.

Gjithësesi, kjo ishte vetëm ndeshja e parë, sepse fjala e fundit i takon stadiumit Anfield. Të Martën e ardhshme, në shtëpinë e Liverpool, do të caktohet përfundimisht se cila prej skuadrave do të kualifikohet në çerekfinale të Champions League.