Paris SG zyrtarizon blerjen e re, Draxler drejt ikjes

Sport

draxler
PSG zyrtarizoi të enjten blerjen e mbrojtësit 21-vjeçar, Thilo Kehrer, pjestar i kombëtares gjermane. Lojtari, i cili vjen nga Schalke 04 firmosi me klubin francez për pesë sezonet e ardhshme. Prej sezonit 2016-2017, Kehrer ka luajtur 44 ndeshje me Schalke, duke realizuar edhe 4 gola. Trajneri i PSG, Thomas Tuchel, u shpreh i lumtur për këtë përforcim, duke deklaruar se “i pëlqen personaliteti i tij”. “Përveç kësaj, ka pjekuri pasi ka qenë kapiten i kombëtares gjermane U-21. Është i shpejtë dhe mund të luajë në katër pozicionet e mbrojtjes. Luan mirë me të dy këmbët dhe mund të luajë edhe si mesfushor”, ka thënë trajneri i PSG.”, ishin fjalët e Tuchel.

thilo

Mirëpo te PSG, Kehrer rrezikon të mos luaj përkrah bashkëkombësit të tij, Julian Draxler, me të cilin ka pasur mundësi të jenë bashkë te Schalke. Sipas mediave franceze, aventurës së Draxler te Paris Saint-Germain duket se i ka ardhur fundi, përderisa Tuchel nuk i garanton hapësira. Në një situatë të tillë, për shërbimet e 24-vjeçarit kanë shprehur interes Leipzig, Borussia Dortmund dhe Schalke, megjithëse deri tani ende nuk ka në ofertë zyrtare për të.