PARIS SG – MILAN, TS1 HD, 21:00

Sport

Luis Enrique (trajner i PAris SG):

“Ngjan si një ndeshje me eleminim direkt, por mendoj se nuk do të dihet se kush skuadër kualifikohet deri në sfidën e fundit të këtij grupi, që do ta cilësoja si ai i vdekjes. Kjo është një ndeshje si çdo ndeshje tjetër, që thjesht mund të jetë e rëndësishme për mënyrën sesi do të shkojnë gjërat në renditje. Ne jemi të kënaqur me atë që po bëjmë deri tani. Këtë sfidë të parë do ta luajmë në stadiumin tonë, përpara tifozëve tanë dhe për të fituar, do të duhet të bëjmë një paraqitje  më të mirë se Milani. Të gjitha skuadrat janë shumë të fort dhe mund të kalojnë më tej, jo më kot quhet edhe ‘grupi i vdekjes’.

Vlera e Milanit qëndron në faktin se është një skuadër e madhe. Bëhet fjalë për një ekip, që ka luajtur gjithmonë në kompeticione të mëdhenj dhe si të gjitha skuadrat ka ulje dhe ngritje. Për mendimin tim Milani po bën një ecuri shumë pozitive, duke pasur parasysh mënyrën sesi luan me topin, pa lënë mënjanë edhe paktin që ka një trajner të zotin. Cfarë pres nga kundërshtarët? Unë jam trajner i paris SG, nuk mendoj për Milanin. Zakonisht ata luajnë me skemën 4-3-3. Mbrojnë mjaft mirë dhe ndonjëherë mbrohen edhe me 5 lojtarë në prapavijë. Mund të përshtaten në disa mënyra loje. I kemi studiuar në disa ndeshje dhe sidomos në atë kundër Genoas që luajtën në kampionat.  Por ne do të luajmë në mënyrën tonë, që e kemi përgatitur këto ditë, pasi vetëm ashtu mund t’i vendosim në vështirësi. Cilin lojtar do t’i merrja Milanit? Asnjë, sepse janë lojtarët e Milanit, unë kam lojtarët e mi”.

Gianluigi Donnarumma (portier i Parisit):

“Përballja me Milani është shumë emocionuese. Padyshim që është një ndeshje speciale për mua. Më duhet të provoj të lë emocionet mënjanë dhe të përqendrohem vetëm tek ndeshja. Synimi i vetëm është të fitojmë, megjithëse e duimë që përballë do të kemi një skuadër që meriton vlerësimin tonë. Këtu te Paris SG ndihem i lumtur. Tashmë kemi nisur një sfidë të re, me një trajner të ri. Deri më tani jemi të kënaqur me Luis Enriquen dhe mendoj se luajmë një futboll të bukur. Për më tepër që them se po përmirësohemi javë pas jave, ndeshje pas ndeshjeje. Gjithsesi, janë ende mundësitë për të bërë edhe më shumë progres, kështu që vazhdojmë të ndjekim idetë e trajnerit, që mendojmë se do të na dërgojnë në rrugë të mbarë”.

 

Stefano Pioli (trajner i Milan):

“Eshtë një ndeshje shumë e rëndësishme. Na duhet ende të fitojmë ndeshjen e parë në Europë këtë sezon. Prandaj, dy sfidat e radhës me Paris SG do të jenë mjaft domethënëse. Megjithatë mendoj se nuk do të jenë vendimtare, sepse them se kualifikimi do të jetë në pikëpyetje deri në sfidat e fundit të grupit. Sa ui takon kësaj ndeshjeje të radhës besoj se do të bëjmë shumë gabim nëse përqëndrohemi ekskluzivisht te Mbappe. Edhe pse numrat dhe cilësitë e tij janë vërtet të shkëlqyera. Për ta ulur disi rëndësinë e tij në fushë, do të na duhet që ta mbajmë topin sa më shumë në zotërim. I gjithë Paris SG është një ekip i ndërtuar me investime të rëndësishme, për të fituar Champions League. Edhe Luis Enrique po bën një punë të jashtëzakonshme. Prandaj, ne duhet të tregohemi shumë kompaktë dhe agresivë. Praktikisht do të na duhet të shfaqemi një skuadër e vërtetë në fushë, nga minuta e parë e ndeshjes, deri në të fundit. Energjia dhe cilësia e lojtarëve të mi duhet të jetë tepër e lartë. Paris SG është skuadra që bashkë me Sitin ka pasur zotërimin më të lartë të topit në ndeshjet e para të grupeve. Detyra jonë është të provojmë që ta pengojmë për të bërë një gjë të tillë. Më vjen mirë që do të ritakohem sërish me Donaruman, edhe pse pak kohë më pak pata mundësinë ta shoh kur ishte në Milanelo me Kombëtaren italiane. Gjatë dy viteve te Milani, ai ka dhënë maksimumin deri në ditën e fundit. Ishte një pedinë e rëndësishme për rrugëtimin dhe progresin tonë. Meriton vlerësimin tim. Dhe sigurisht që do ta përqafoj, pas ndeshjes”.

 

Olivier Giroud (sulmues i Milan):

“Rikthimi për të luajtur në Francë është gjithmonë një ndjesi speciale. Do të jetë nder dhe kënaqësi të përballem sot kundër Paris SG. Aq më tepër që do ta bëjë këtë, me uniformën e Milanit. I kam dhënë disa këshilla mbrojtësve tanë, sa i takon rreziqeve që mbart sulmi i parizienëve. Natyrisht, rreziku kryesor mbetet shoku im i përfaqësueses, Mbappe. Por duhet të kemi kujdes edhe nga lojtarët e tjerë, që gjithashtu kanë cilësi që mund të bëjnë diferencën. Kam besim të madh se edhe ne nga ana jonë do t’i krijojmë probleme Parisit. Goli? Nuk më shqetëson që nuk po shënoj, por thjesht dua që skuadra të rikthehet të fitojë”.