PARIS SG – ASTON VILLA, TS1 HD, 21.00

Sport

Luis Enrique, trajner i PSG:

“Të gjitha skuadrat që kanë mbërritur deri në çerekfinale e meritojnë të jenë këtu ku janë. E nëse Aston Villa gjendet në këtë fazë të kompeticionit, do të thotë se e meriton plotësisht. Bëhet fjalë për një ekip shumë të mirë, me lojtarë cilësorë. Do të thoja se është ekip që ngjan njësoj si ne, me shumë lojtarë të gjithanshëm. Për më tepër është e vështirë të dihet se kush do të luajë, veçanërisht pas periudhës së transferimeve të janarit, ku Aston Villa është forcuar në mënyrë të fuqishme. Ne do të duhet të bëjmë atë që duhet të bëjmë dhe meritojmë të fitojmë në fushë.

Mendoj se do të jetë një ndeshje e hapur dhe e vështirë për të dyja skuadrat. E di që kemi cilësi dhe duhet të mbështetemi plotesisht tek dicka e tille. Mirëpo, gjithashtu edhe duke u treguar të perulur përballë një skuadre të fortë si Aston Vila, sepse vetëm kështu mund t’ia dalim mbanë. Jam i bindur se do të kemi shanse të mëdha, nëse tregojmë një fytyrë edhe më të mirë se ajo e shfaqur ndaj Liverpulit. Duke nisur nga sonte, luajmë shumë. Objektivi kryesor i yni është avancimi më tej në këtë kompeticion. E pse jo, të shkojmë deri ne fund. Do të perpiqemi, por edhe duke vlerësuar kundershtaret qe do te kemi perballë, duke nisur pikërisht nga Aston Vila”.

Désiré Doué, sulmuesi i Parisit:

“Kur arrin në këtë fazë të kompeticionit, nuk mund të flitet më për fat. Gjithcka e ke në dorën tënde. Pra, nëse Aston Villa është këtu, do të thotë se ata e meritojnë të jenë. Për më tepër, tashmë nuk flitet as për favoritë. Aston Villa është një ekip i mirë, me lojtarë mjaft cilësor. Nga ana jonë, ne duhet të jemi serioz nga fillimi deri në bilbilin e fundit. Pa harruar se kemi gjithashtu edhe ndeshjen e dytë, në të cilën duhet të jemi edhe më agresivë e luftëtar në fushën e lojës.

Gjithmonë kur je i vogël ëndërron për rastë të tilla. Them se përpara nesh kemi mjaft pranë mundësinë për t’u kualifikuar në gjysmefinale e me pas ne finale Ndëshjë të tilla nuk të vijnë shpesh, prandaj le të japim gjithcka që mundëmi në fushën e lojës. Duhët të fitojmë në këtë përballje të parë që do të këmi dhë të shprësojmë që gjërat të shkojnë si duhët edhe pas një jave në Angli”.

 

Unai Emery, trajner i Aston Vila:

“Klubi jonë është historik në botë dhe kur mbërrita këtu në drejtimin e skuadrës, e dija mjaft mirë historinë e tyre. Kjo sfidë do të jetë shumë e veçantë për të gjithë ata që mbështesin Aston Villan. Them se do të jetë një sfidë e madhe për mua dhe lojtarët e mi, por ne kemi besim. Ne do të përpiqemi të shfrytëzojmë maksimumin e rasteve që do të na paraqiten, me të gjitha mundësitë tona.

E kaluara ime ne Paris? Kam kaluar dy vjet këtu në Paris, ndihem mirë që jam kthyer. Është hera e parë që kthehem. Është shumë e veçantë për mua, jam shumë krenar për mënyrën se si po kthehem këtu, duke luajtur me Aston Villa në Champions League. Do të përpiqem ta shijoj këtë çerekfinale.

Kundërshtari ynë, Paris SG, mund të them se ka fituar një besim të madh pasi ka eliminuar Liverpulin, një nga skuadrat që konsiderohej favorite kryesore për fitimin e Champions League. Prandaj ne duam t’i përballojmë ata në mënyrën e duhur. Guxoj të them madje se në fushën e lojës sonte, duhet të japim diçka më shumë se në ndeshjet e kaluara. Kam respekt të madh veçanerisht për Luis Enrique, i cili është një trajner i madh, një nga më të mirët aktualisht në qarkullim. Më vjen mirë që do të kem mundesinë ta sfidoj në këto dy ndeshje vajtje-ardhje”.

Youri Tielemans, mesfushori i Villa:

“Ne kemi lojtarë me përvojë, dhe ju mund ta shihni këtë në mënyrën sesi kemi luajtur kundër disa prej skuadrave më të mëdha. Rezultatet tona kanë qenë vërtet të mira, sëbashku me mënyrën se si jemi përshtatur me këtë kompeticion. Gjëja kryesore është mentaliteti dhe fokusi ynë për të përballuar kundërshtarët, duke e ditur se mund të bëjmë diçka edhe në ndeshje që mund të duken t♪7 vështira. Ne jemi gjithmonë të gatshëm dhe të përgatitur. Kemi shumë besim. Trajneri ynë e di se si është të jesh në këtë fazë të këtij kompeticioni dhe të gjithë jemi gati për betejë ndaj Paris SG. Të luftojmë për trofe është ambicia jonë dhe duam ta mbyllim sezonin sa më mirë. Pse jo, duke arritur sa më larg edhe në Champions”