Paratici i Juves: Ja prapaskenat e operacionit-Ronaldo

Sport

paratici
Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka zbuluarprapaskenat sesi lindi “ideja e çmendur” për nënshkrimin me Cristiano Ronaldon. “Gjithçka lindi pas përballjes së parë në Champions League kundër Realit të Madridit,ku Cristiano shënoi.Gjatë asaj jave ne biseduam me agjentin e tij Jorge Mendes. Dhe ai natha: ‘shikoni, Ronaldo u kënaq nga e gjithë ajo vëmendje që mori. Ai ishte i impresionuar dhe ai do të donte të vinte për të luajtur për Juventusin një ditë. I thashë se ‘njerëzit kanë shumë ëndrra, por jo shumë prej tyre bëhen të vërteta’. Pastaj, kur u takuam përsëri për Joao Cancelo, ai më shpjegoi situatën dhe ne e pranuam idenë. Fola me presidentin Andrea Agnelli para së gjithash, sepse para çdo gjëje tjetërna duhej mbështetja financiare.Kjo ishte pjesa më e vështirë. Atij ju deshën disa orë dhe pastaj na tha: ‘Vazhdoni përpara, përpiquni të shihni nëse ka ndonjë shteg…’. Ishte një mundësi konkrete, një shans unik për të sjellë një lojtar, i cili është i njohur universalisht si më i miri në botë, madje ai që ka fituar më shumë trofe”.

fabio

Paratici pranoi se u gjet shpejt gjuha edhe me madrilenët. “Kur ka negociata mes dy klubeve të mëdha, praktkisht dy institucioneve si Real Madrid dhe Juventus, atëherë shikohet vullneti i lojtarit, si dhe profesionalizmin i madh nga agjentët“, deklaroi Paratici në konferencën për shtyp gjatë prezantimit të Ronaldos si bardhezi.
Ndërkohë, agjenti i CR7, Horge Mendes është i bindur se nënshkrimi me Cristiano Ronaldon mund t’i sjellë një triumf të Juventusit në Ligën e Kampionëve.“Tek Manchester United ai ishte më i miri në historinë e klubit. Ishte e njëjta gjë dhe te Reali dhe do të jetë e njëjtë dhe tek Juventusi. Mendoj se Juventusi mund të fitojë Ligën e Kampionëve me Cristiano, sepse ai është më i miri në histori“, deklaroi Mendes për “Sky”.