Papin kritikon Neymar-Mbappe, Thiago Silva sulmon klubin

Sport

papin
Trio e Paris SG Neymar-Mbappe dhe Cavani duhet të lënë mënjanë ambicjet personale, nëse duan që të udhëheqin klubin drejt fitimit të Champions League. Për këtë është i bindur fituesi i “Topit të Artë” në vitin 1991, Jean Pierre Papin. Tri yjet e skuadrës franceze janë cilësuar si më të kushtueshmit e historisë së futbollit, por edhe një herë ndikimi i tyre në ndeshjen hapëse të fushatës evropiane ndaj Liverpulit nuk ishte në nivelin e duhur. Aq sa erdhi dhe humbja 3-2 në “Afield”. Në një kohë kur trajneri Tuchel deklaroi se rezultati nuk ishte ai i merituari, nga ana tjetër ish-sulmuesi Papin ka kërkuar që pikërisht sulmuesit, nga të cilët pritet më shumë, të ndihmojnë pjesën tjetër të skuadrës. E madje nuk ka nguruar që t’i cilësojë edhe t’i kritikojë, për atë që kanë dhënë deri tani: “Për mua, Neymar dhe Mbappe nuk janë heronj, por egoistë. Në një farë pike, cilito qoftë statusi ut, duhet të shërbesh për skuadrën dhe jo të shohësh interesat personalë. Kjo është diferenca mes yjeve që shohim nëpër Evropë dhe atyre që kemi në Francë”, ka deklaruar Papin për “Le Parisien”.

Neymar Mbappe 1016120

Duke hyrë më në detaje, ish-lojtari francez ka shpjeguar se te Paris SG, yjet duken të vështirë për t’u menaxhuar: “Pse Liverpool mund t’i vendosë futbollistët në vijë, ndërsa këtu jo? Kur luante me Barcelonën, Neymar mbronte herë pas here. Ndërsa këtu në Francë nuk e bën kurrë…”, ka vijuar fituesi i Champions League me Marsejën në vitin 1993, i cili ka kërkuar që lojtarët e kalibrit të brazilianit dhe Mbappe, duhet të ndryshojnë mentalitetin.
Ndërkaq, situata aspak pozitive që po kalojnë parizienët është konfirmuar edhe nga Thiago Silva, i cili nuk ka kursyer një sulm me fjalë ndaj drejtuesve të klubit. Konkrektisht kundrejt drejtorit sportiv Antero Henrique. Tuchel ndaj Liverpool aktivizoi Marquinhos në qendër të mesfushës dhe Di Marian në krah të tij, duke plotësuar treshen e qendrës me Rabiot. Pyetjes nëse disa lojtarë ishin jashtë rolit, mbrojtësi brazilian i është përgjigjur: “Kjo është një pyetje që duhet t’ia drejtoni drejtorit sportiv…”. Mesa duket, kapiteni i PSG nuk ka pëlqyer merkaton e bërë nga klubi, që nuk mendoi për të zëvendësuar dy lojtarë të larguar si Thiago Motta dhe Lo Celso.