Panucci mohon kontaktet me Romën: I përqendruar te Shqipëria!

Sport

Christian Panucci

U përfol shumë gjatë javës së kaluar si një nga kandidatët për të zëvendësuar Di Francescon në stolin e Romës. Mirëpo vetë Christian Panucci, në një intervistë të lëshuar për “Radio anch’io sport” ka zbuluar se nuk ka pasur ndonjë gjë konkrete. “Nuk kam pasur asnjë kontakt me drejtuesit verdhekuq. Askush nuk më ka telefonuar. Më vjen mirë që drejtimin e mori Ranieri, sepse e njeh shumë mirë ambientin, përderisa është roman. Mund të jetë një doktor i mirë për të nxjerrë ekipin nga situata aktuake. Besoj se është zgjedhja e duhur, për eksperiencën që ka”, tha fillimisht tekniku. I pyetur nëse Roma mbetet një ëndërr për të ardhmen, ai është përgjigjur: “Jam shumë i lumtur në Kombëtaren shqiptare. Eshtë një punë që e bëj me pasion. E madje kam punuar shumë edhe veten, për t’u përmirësuar në menaxhimin e grupit të lojtarëve. Jam tepër i përqendruar tek objektivi që kam me Shqipërinë, pjesa tjetër ka fare pak rëndësi. Di të them se kam një kontratë me FSHF deri në nëntor. Nga ai moment e më tutje nuk e di se çfarë do të ndodhë. Kam bërë gjithmonë zgjedhje të çastit…”

280px Christian Panucci 2012
Duke hyrë më në detaje për aventurën e përjetuar me Shqipërinë, Panucci ka thënë se është mjaft e bukur, pasi drejtimi i një Kombëtareje është shumë e rëndësishme. Por synimi i madh mbetet Evropiani. “Për t’u kualifikuar aty duhet të bëjmë dicka speciale. Jemi në grup me Francën, kampione të botës. Por neve do të provojmë të vendosim në vështirësi Turqinë dhe Islandën, të vetëdijshëm se jemi në progres të vazhdueshëm. Në përgjithësi jemi një skuadër e mirë. Pas Evropianit 2016, të gjithë thonin se duhet të ndryshonim plotësisht skuadrën. Por ndonjë të ashtuquajtuar “veteran” e kam mbajtur, teksa kam sjellë disa të rinj. Pas 7-8 vjeësh, Shqipëria do të nxjerrë lojtarë vërtet të shkëlqyer. Për momentin mund të them se do të jemi ‘mina me sahat’ e grupit elemintator të Evropianit!”, ka përfunduar Panucci.