Milan dhe Inter rikthehen në një gjysmëfinale Champions League pas 20 vjetësh nga hera e fundit. Të mërkurën në San Siro, dy skuadrat milaneze ballafaqohen në aktin e parë të “final four”. Ish trajneri Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci, që ka luajtur me të dyja ekipet, nuk ia ka shpëtuar një parashikimi dhe analize. “Mendoj se lojtarët e të dy ekipeve duhet të jenë të lumtur që luajnë një gjysmë-finale të Champions League. Një derbi ka gjithmonë dicka të vecantë dhe mund të ndodhë gjithçka, por janë dy sfida për t’u luajtur dhe unë besoj që kualifikimi do të vendoset në takimin e kthimit, ashtu sic ka ndodhur gjithmonë në të kaluarën. Kam përshtypjen që derbi i parë do të luhet me kujdes nga të dy ekipet. Por do të jenë ndeshje për t’u shijuar, si në vajtje, ashtu edhe në kthim”, u shpreh fillimisht ish-mbrojtësi i Milanit dhe Interit.
Sipas tij, të dyja milanezet kanë cilësitë për të ecur përpara. Ndërkohë që e ka cilësuar Leaon si një lojtar themelor për Milanin, teksa beson se portugezi do të bëjë gjithcka për të qenë në këtë derbi, duke mos e lënë Milanin në baltë. Ndonëse cdo gjë mbetet për t’u parë. Kurse sa i takon Interit, ish-anësori italian mendon se Inzagji do të aktivizojë Xhekon, përderisa pushoi ndaj Romës, sëbashku me Lautaron. Edhe pse si përfundim, Interi ka shumë alternativa duke parë që edhe Lukaku po fillon të shfaqet në formë. Për Panuccin, “Champions èshtë kompeticion i vecantë dhe italianeve u ka shkuar mjaft mirë me shortin. Për shembull, Bajerni nuk pati fat… Por për mua, finalja e vërtet është Real-City. Sidoqoftë, nëse kalon edhe njëri nga Milan ose Inter, atëherë mund të ndodhë gjithcka në një sfidë të vetme. Kujtoj që me Realin në ’98-n fituam një finale edhe pse nuk ishim favoritë. Eshtë e qatë që skuadra angleze dhe ajo spanjolle janë më të akrediturara për të ngritur trofeun”, përfundoi Panucci.