Nuk kemi shumë opsione. Duhet të fitojmë dhe të përmbysim rezultatin e takimit të parë. Nëse vërtet e dëshirojmë aq shumë kualifikimin, atëherë duhet të sigurojmë një fitore të madhe, me çdo kusht. Braga është një skuadër që ka mjaftueshëm eksperiencë në kompeticionet europiane për të menaxhuar situata të tilla. Jemi të vetdijshëm për këtë gjë, por njëkohësisht tani e dimë se si mund t’i godasim. Kam përshtypjen se do të jetë një lojë e hapur. E them këtë sepse rezultati është shumë i ngushtë dhe të dyja skuadrat do të përpiqen të marrin më të mirën që nga minuta e parë. Luajmë në shtëpinë tonë dhe ky është një faktor që duhet ta shfrytëzojmë. Në ndeshjen e parë, u shpërqëndruam dhe u ndëshkuam për shkak të gabimeve tona. Këtë herë nuk duhet të falim. Mjafton një moment për të vendosur të gjithë sfidën, prandaj pres më të mirën nga lojtarët që do të zbresin në fushë.”