PANATHINAIKOS – BRAGA TS 1 HD , ora 21:00 Artur Jorge, trajneri i Braga:

Sport

“E thashë edhe përpara ndeshjes së parë se kjo do të jetë një nga përballjet më të rëndësishme në gjithë historinë e Bragës. Kemi bërë gjysmën e punës dhe jemi në avantazh, por kjo nuk duhet të na bëjë të ndihemi superiorë. Ambiciet dhe dëshira duhet të jenë po të njëjtat si në takimin e një javë më parë. Dua të shoh seriozitet nga lojtarët e mi në çdo situatë që do të krijohet brenda fushës. E thashë se nuk duhet të ndihemi superiorë. Avantazhi është minimal dhe nuk mendoj se ka një favorit sa i përket kësaj ndeshjeje të dytë. Kundërshtarët tanë treguan cilësi dhe disiplinë në takimin e parë dhe duke marrë në konsideratë faktin se tani luajnë në shtëpinë e tyre, atëherë gjërat nuk kanë për të qenë të lehta për ne. Mendoj se jemi përgatitur si duhet dhe fizikisht ndihemi gati për një përballje që e pres të jetë mjaft tensionuese. Mbërritja e Joao Moutinho?! Ai është një lojtar i klasit botëror. Padyshim që prezenca dhe eksperienca e tij e bën ekipin të ndihet ndryshe. Do të jetë një faktor i rëndësishëm për ne në disa momente kyçe, pasi ai është një shembull i një fituesi dhe lojtarët e tjerë mund të mësojnë gjëra me shumë vlerë.”

Pizzi, mesfushor i Braga:

“Jemi të qetë, por nuk e fshehim dëshirën për të qenë sa më parë në fushë për këtë ndeshje. Kemi patur një javë të mirë, pasi ndihemi në një nivel më të lartë nga stërvitjet e vazhdueshme e të intensifikuara që kemi bërë gjatë këtyre ditëve. Na pret një ndeshje vërtet e komplikuar, ku duhet t’i japim rëndësi çdo detaji. Besoj se e kemi përgatitur sfidën në mënyrën më të mirë të mundshme dhe duhet të bëjmë kujdes për të mos i lënë asgjë në dorë fatit. Luajmë në ‘Champions League’ dhe të gjithë kërkojnë të japin më të mirën e tyre. Sigurisht që do të ishte një arritje me shumë peshë për të gjithë klubin nëse do të siguronim një biletë për në fazën e grupeve, por tani mendja jonë është vetëm tek ky takim i sotëm