Pacult nga Austria: Ja pse nuk e shoh Gjermaninë favorite

Sport

pacul
Peter Pacult, ish-futbollist i Mynih 1860 dhe tani trajner i Kukësit në kampionatin shqiptar, nuk e sheh Gjermaninë si favoriten kryesore për të fituar Kupën e Botës së këtij viti. Këtë e ka shprehur në një emision ku ka qenë i ftuar në televizionin austriak “Krone”. Megjithëse gjermanët janë kampionët në fuqi, austriaku beson se ndryshimet e pësuara gjatë viteve të fundit kanë bërë që të besuarit e Lëv të mos jenë ndër favoritet kryesore sipas tij. Ndërkohë që ai mendon se tashmë, përpara Gjermanisë qendrojnë skuadra si Brazili, Spanja dhe Franca.

pacult2
“Për të qenë të sinqertë, këtë vit gjermanët nuk janë mes favoritëve të mëdhenj. Shumë lojtarë kyç nuk janë më në të njëjtën formë në vitet e fundit. Për mendimin time, skuadra ka humbur freskinë. Për këtë ndoshta kanë ndikuar ndryshimet e shumta. Dhe pastaj, nëse skandali i fotove të Ozil dhe Gundogan me Erdogan bëhet problem për lojtarët, sigurisht që do të kthehet në një problem edhe për të gjithë skuadrën”, deklaroi vjenezi Pakult, i ftuar në studio. Pavarësisht kritikave, trajneri 58-vjeçar i nënkampionëve të Shqipërisë e ka mbyllur me një frazë lakonike: “Gjithsesi, të shohim se cfarë do të ndodhë. Pasi Gjermania gjithmonë është një ekip, që bën të pabërën”. Austria e Pacult nuk realizoi dot kualifkimin në Botëror, mirëpo tekniku beson se do të arrijë të bëjë autokritikë me kualifikimin për në Evropianin e 2020-s.