Pachquiao sërish në ring, vitin e ardhshëm përballë Amir Khan

Sport

pacquiao-manny-011415-getty-ftrjpg 1x8f5gp3ssxy71qe4hyo4gognq
Prej kohësh kërkon të ndeshet me Floyd Mayweather, por Amir Khan bën mirë të kënaqet me një përballje me Manny Pacquiao-n, kjo pasi duket e vetmja mundësi që ka për t’u ndeshur me një boksier të kalibrit të lartë. Boksieri nga Boltoni i Anglisë, ka kohë që i kërkon Maywather-it një ndeshje, por ka hasur në refuzime të vazhdueshme, teksa ky i fundit ka planifikuar të përballet me Andre Berton më 12 shtator, në një ndeshje që thuhet të jetë për rekordin e 49 përballjeve pa humbje, që mbahet nga Rocky Marciano.
Përballë këtyre refuzimeve, biznesmeni dhe një prej sponsorët më të fuqishëm të boksit, 83-vjeçari Bob Arum, thotë se ka gjetur një mundësi që 28-vjeçari Amir Khan, dy-herë kampion Bote, të ndeshet me 36-vjecarin Manny Pacquiao-n, i vetmi që ka mundur të shpallet kampion në 8 divizione të ndryshme të boksit botëror, por që këtë vit humbi përballjen e jashtëzakonshme me Mayweather-in.
Ndeshja thuhet të zhvillohet vitin e ardhshëm, pasi Pacquiao ka vendosur që të mos ndeshet më këtë vit. Ndërkohë që biznesmeni Arum thotë se është në mëdyshje që takimin ta zhvillojë në Las Vegas apo në Lindjen e Mesme.
Kjo do të jetë ndeshja e 35-të për Amir Khan, i cili në karrierën e tij ka vetëm 3 humbje, ndërkohë që përballë do të ketë Manny Pacquiaon, i cili do t’i ngjitet ringut për të 66-ën herë. Boksieri nga Filipinet, në karrierën e tij ka dalë i mundur nga ringu vetëm 6 herë, ndërkohë që sipas Forbes, është sportisti i dytë më i paguar në Botë, normalisht pas Floyd Mayweather.