Ozil nuk e përballon dot më presionin, largohet përfundimisht nga kombëtarja!

Sport

mesuti
Mesut Ozil ka bërë një rrugëtim të gjatë nën fanellën gjermane. 30 vjeçari ka vendosur përfundimisht të tërhiqet nga kombëtarja gjermane, për shkak të kritikave dhe ofendimeve të shumta që mori pas këtij Botërori. Ai u shpreh se ka rënë viktimë e propogandës politike dhe se nuk ndihet më krenar për skuadrën që përfaqësonte. Performanca e tij në Botëror, u quajt tepër e dobët dhe fotoja e tij përkrah Ergodan, i dha akoma më shumë material njerëzve për ta kritikuar. Jo vetëm futbollisti, por edhe familja e tij kanë marrë mesazhe urrejtjeje dhe telefonata kërncënuese.

ozil ergogan

“Nuk do të luaj më për Gjermaninë për aq kohë sa ka racizëm dhe mosrespekt rrotull meje. E kam veshur atë fanellë me krenari dhe emocion, por jo më. Kur federata gjermane më trajton ashtu si më trajtoi, kur nuk respekton rrënjët e mia turke dhe i përdor për propogandë politike, nuk ka më tolerim. Nuk do të rri duarkryq dhe pa bërë asgjë. Racizmi kurrë nuk duhet pranuar. Unë jam gjeram kur fitoj dhe emigrant kur humbas? A ka gjë kritere për të qenë gjerman që unë nuk i kam? Miqve të mi Lukas Podolski dhe Miroslav Klose kurrë nuku referohen si gjermano-polakë, ndaj mua pse më quajnë gjermano-turk? Sepse bëhet fjalë për Turqinë? Sepse jam musliman? Për mua të shkrepurit një foto me presidentin nuk kishte të bënte fare me politikën apo zgjedhjet, por me respektin ndaj zyrës më të lartë të shtetin tim,” ka shkruajtur futbollisti.