Ousmane Dembele ndryshon mendje. Francezi ka kërkuar të qendrojë tek Barcelona.
Ky është raportimi i mediave pranë klubit katalanas, që bëjnë me dije se anësori tanimë e sheh të ardhmen e tij në Camp Nou.
Disa kohë më parë, largimi i 24 vjeçarit ishte thuasje i sigurt nga gjigantët e La Ligas, teksa pritej vetëm fundi i sezonit që diçka e tillë të konkretizohej. Mirëpo, me ardhjen e trajnerit Xavi Hernandez situata ka ndryshuar tërësisht.
Dembele është transformuar si futbollist. Djaloshi francez ka harruar se ç’do të thotë dëmtimi, ndërsa është kthyer në një formë me të vërtetë optimale.
Këtë e vërtetojnë edhe statistikat në fushën e lojës. Në 6 ndeshjet e fundit në kampionat, Dembele ka dhënë 7 asist për shokët e skuadrës, e gjithashtu ka arritur të shënojë edhe një gol, atë ndaj Athletic Bilbaos. Në takimin javës së 29 në La Liga, ish-futbollisti i Borussia Dortmund ishte vendimtar në El Clasico, teksa me 2 asist të dhënë, ndihmoi ekipin të fitonte 4-0 ndaj rivalëve të përjetshëm të Real Madrid.
Është pikërisht një ecuri e tillë që mesa duket e ka bërë lojtarin të reflektojë dhe ta shohë të ardhmen pranë Barcelonës. Kontrata e Dembele skadon në fund të sezonit, e duke marrë parasysh situatën pozitive rreth lojtarit, tanimë ka mjaft optimizëm që palët të gjejnë gjuhën e përbashkët për të vijuar më tej rrugëtimin.