Osuemane Dembele refuzon PSG dhe qartëson të ardhmen

Sport

E ardhmja e Ousmane Dembele i përket vetëm Barcelonës. Aësori i sulmit nuk është i interesuar aspak për ofertat që kanë ardhur nga klubet e tjera të kontinentit, e në veçanti nga PSG. Në lidhje me këtë situatë, ka flour vetë lojtari, i cili ka thënë se në “Camp Nou” ndihet mjaft i lumtur, e gjithashtu edhe mjaft i vlerësuar, si nga trajneri i skuadrës, Xavi Hernandez, e njëkohësisht edhe nga drejtuesit e klubit.

“Kam firmosur një kontratë me Barcelonën vetëm pak muaj më parë dhe këtu jam i lumtur. Dua të vazhdoj të luaj për këtë klub. Interesi nga PSG? Jo, këtu ndihem mirë. Xavi dhe bordi më kanë përkrahur dhe kanë mjaft besim në aftësitë e mia”, ka thënë 25 vjeçari.

Dembele, është pjesë e Barcelojës që prej verës së 2017-tës, por periudha e tij në “Camp Nou” përgjithësisht është shoqëruar me mjaft vështirësi. Dëmtimet e njëpasnjëshme nuk i kanë mundësuar lojtarit që të japë më të mirën e tij në fushën e lojës.

Megjithatë, këtu bën përjashtim viti 2022. Menjëherë pas emërimit të Xavi Hernandez si trajner i skuadrës së Barcelonës, forma e Dembele ndryshoi rrënjësisht. Francezi u kthye papritur në një figurë të rëndësishme në organikën e skuadrës së Barcelonës, duke dhënë kontributin e tij thuajse në çdo ndeshje. Përveçse ka mundur të gjejë rrugën e rrjetës, sulmuesi ka ditur të jetë i dobishëm edhe me pasimet për gol që ka dhënë për shokët e skuadrës.

Dembele ka një kontratë me Barcelonën që i përfundon në verën e 2024-tës, por sikurse është shprehur edhe presidenti Joan Laporta, nuk përjashtohet mundësia që në një të arshme të afërt, palët të rinovojnë edhe për disa vite të tjera.