Osimhen nuk luan kundër Milanit

Sport

“Osimhen nuk është në gjëndje të luaj kundër Milanit”-këto kanë qënë fjalët e presidentit të Napolit , Aurelio De Laurentis, i cili me të drejtë ndjen keqardhje që në sfidën më të rëndësishme të skuadrës së tij në Champions League nuk do të ketë golashënuesin më të mirë të Serisë A. Sulmuesi bëri gjithcka për të qënë në “San Siro”, por edhe stërvitja e fundit nuk dha sinjale të mira, sepse nigeriani nuk u stërvit me skuadrën, por në mënyrë të diferencuar. Ai nuk është grumbulluar për sfidën e së mërkurës në mbrëmje. Pavarësisht dëshirës së lojtarit , stafi mjekësor nuk mund të rrezikoj ta humbasë për një kohë të gjatë, në këtë mënyrë Osimhen duhet ta kthej vështrimin nga sfida e kthimit që do të luhet të martën e 18 Prillit në stadiumin ”Diego Armando Maradona”. 24 vjecari pësoi një dëmtim në aduktor teksa ndodhej i grumbulluar me përfaqësuesen, edhe pse ai vetë ishte optimist, gjithsesi nuk i’a doli të rekuperohej në kohë për superduelin ndaj Milanit në Uefa Champions Leaue. Spalletti-t i duhet të gjejë një zgjidhje, sepse mungon edhe ai që është zëvendësuesi ideal, Giovanni Simeone. Argjentinasi pësoi një dëmtim muskulor kundër Lecces, në një kohë që edhe Raspadori ka pak që është kthyer nga një dëmtim. Në këtë mënyrë tekniku i  “të kaltërve” po mendon edhe opsionin Elmas në rolin e një qëndërsulmuesi.