Orë vendimtare për Koulibaly, mbrojtësi pritet të vendosë për të ardhmen

Sport

Orë vendimtare për Kaildou Koulibaly. Mbrojtësi i Napolit pritet të ketë një takim me presidentin Aurelio de Laurentis, për të vendosur përfundimisht se ç’drejtim do I japë karrierës së tij. Klubi actual, I ofron senegalezit një kontratë 5 vjeçare me 6 mln euro në sezon.

Nga ana e tij, Koulibaly, shpeshherë e ka shprehur publikisht dashurinë që ka për fanellën e kaltër dhe për lidhjen e ngushtë që ka me tifozët, apo edhe me qytetin e Napolit. Mirëpo, deri më tani, diçka të tillë nuk e ka dëshmuar me vepra.

Për këtë arsye, rinovimi i kontratës do ishte një dëshmi e fjalëve të tij të thëna ndër vite. Duke qenë se i ka mbetur edhe një vit kontratë, klubi e ka parë të arsyeshme që Koulibaly të ketë një bisedë të drejtpërdrejtë me presidentin De Laurentis, për të kuptuar përfundimisht dëshirën e futbollistit.

Pasi të përfundojë takimi me presidentin, nëse palët nuk dakordësohen për të rinovuar, atëherë, Napoli do nisë menjëherë nga puna për të përgatitur shitjen e 31 vjeçarit, sepse ndryshe, ky I fundit rrezikon të largohet me parametra zero në fund të sezonit nga stadiumi Diego Armando Maradona.

Vlera aktuale e Koulibaly në tregun me merkatos konsiderohet 35 mln euro. Përgjatë viteve të fundit, por gjithashtu edhe këtë verë, në drejtim të senegalezit nuk kanë munguar ofertat e ndryshme, si nga klube jashtë Italisë, ashtu edhe brenda saj.